AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Me Presidentin bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, Rama-Bashës: Nuk jemi në garë elektorale

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pak minuta më parë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me propozimet e këtij të fundit për të rregulluar shtëpitë dhe banorët pas tërmetit. Gjatë një prononcimi mediatik nga Durrësi, Rama i krahasoi propozimet e liderit demokrat me propozimet e bëra për reformën zgjedhore.

Sipas kryeministrit, zgjidhja nuk mund të vijë në këtë mënyrë, por duke u ulur dhe duke folur për çdo propozim në mënyrë konkrete.

“Lulzim Basha dhe forca e tij politike propozimet të mos i bëni si ato propozimet e reformës elektorale, por të vijnë dhe ti disktuojmë siç duhet. Ne s’jemi duke bërë garë socialistë apo demokratë. Ne jemi duke bërë një garë me kohën, një garë me tensionin dhe me emcionet e rënda që përjetojnë njerëzit dhe një garë me të ardhmen që të mos humbim mundësinë që të ringrihemi më fort se më parë.

Çfarë do te thotë 500 inxhinierë? Pse jo 600 apo 400? Nëse duan ta bëjnë këtë punë jo për pushtet, jo për propagandë, atëherë janë të mirëserardhur. Në rast të kundërt, jo. Ne me Presidentin e Republikës jemi në konflikt të hapur institucional, por sot bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë sepse realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në krahasim me këtë. Pastaj të bëjmë spekulime që po shkova atje ai do ma bëjë siç ma ka bërë, këto janë qesharake”, tha Edi Rama.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *