Megjithëse u bë nënë për herë të parë në muajin gusht të këtij viti, aktorja Olta Gixhari ka arritur ta mbajë tepër private jetën e saj personale.
Jo vetëm që s’na e ka treguar ende portretin e vogëlushit që ka sjellë në jetë, Amarit, por aktorja po na mban sekret edhe partnerin e jetës!
E vetmja foto që ka publikuar me të është një shkrepje buzë detit, ku fytyra e mashkullit që i ka vjedhur zemrën nuk duket aspak.