Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Me ngjyrë mavi dhe me një WC si një megafon në gojë, piktori ‘thumbon’ Ulsi Manjën në Komisionin Hetimor

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta, ishte për të dëshmuar para deputetëve të kuvendit për rrëzimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Mbledhja drejtohej nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërkohë që të pranishëm ishin deputetë të maxhoerancës dhe të opozitës. Kreu i shtetit shoqërohej në këtë mbledhje nga 3 këshilltarë: Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari për Mediat, Tedi Blushi, ka mbërritur në këmbë në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkaq mbajtja e mbledhjes nuk ka kaluar pa komente edhe në rrjetet sociale. Piktori Avni Delvina, në një grafikë të publikuar në Facebook, ka ironizuar kryetarin e komisionit Ulsi Manjën, i cili shihet i veshur më ngjyrën e Rilindjes, ndërkohë që ka një WC si mikrofon para gojës.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Meta u shpreh se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *