Një karikaturiste prek në mënyrë argëtuese temën e menstruacioneve që ne vazhdojmë ta trajtojmë si tabu.
Mund të ketë ende gra që fshehin pecetat dhe tamponët e tyre gjatë rrugës për në një tualet të përbashkët, por të paktën disa hapa të vegjël janë ndërmarrë drejt ” dekriminalizimit ” të ciklit . Një rast i tillë është një komik i ri ku karikaturistja Hilary Fitzgerald Campbell shpjegon se shumë vajza nuk ndihen mjaftueshëm të afta për të përballuar mirë ciklin
Siç shkruan ndër të tjera krijuesja e komikut, ajo ka postuar gjithashtu në llogarinë e saj në Instagram:
“ Isha ulur në një lokal me një ish kur i thashë: “Duhet të iki, jam gjakosur ”. Kur u ktheva në shtëpi, mendova: “Ja ku ikën edhe një palë tjetër brendshmesh … Kjo është jeta.” Nuk di si ta them ndryshe: nuk e përballoj mirë ciklin.
Imazhi që krijohet zakonisht është se gratë i menaxhojnë përiodat në mënyrën më të pastër dhe të rregullt. ” Emri im është Sally dhe kurrë nuk kam gjak në rrobat e mia sepse jam një zonjë e vërtetë dhe përdor tampona!”
“Por ky nuk është rasti im. Herë të panumërta:
1.Kam harruar se kam menstruacione.
2. Kam gjetur dy tampona në vaginë.
3. I kam njollosur gjërat me gjak. Gjithçka! Gjithçka që mund të imagjinoni: pantallona, fustane, divan, rroba banje, burra…”.