Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Më në fund, kam pritur gjatë’, astrologe Meri e gëzon Rudinën me lajmin

Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” për të dhënë parashikimin për muajin dhjetor. Ashtu si çdo muaj, Meri i renditi shenjat nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat për këtë muaj.

Renditjen e shenjave e kryesonte këtë muaj Virgjëresha dhe me të mësuar këtë lajm, Rudina u gëzua shumë pasi moderatorja i përket kësaj shenje horoskopi. “Më në fund, sa vite kemi këtu me Merin dhe më në fund Virgjëresha në vend të parë, urime të gjithë Virgjëreshëve. Mëse e merituar, na është dashur të presim gjatë që të mbërrijmë në vendin e parë. Faleminderit Meri”, u shpreh Rudina. Më poshtë mund të lexoni renditjen e shenjave.

12.Gaforrja – Do vihen në lëvizje, në marrëdhënie me të tjerët, mund të kenë probleme në martesë, në biznes ose në partneritete. Do fillojë një periudhë antagoniste, ndarjesh por edhe bashkimesh. Ata që janë të ndarë mund të gjejnë një partner më të mirë, ata që janë të pamartuar mund të gjejnë partner dhe të martohen, por ata që kanë lidhje problematike, pune dhe personale fillojnë proçeset e ndarjes.

11.Luani – Do merren me dashuri, me flirte, me ndonjë udhëtim ose me ndonjë lidhje të re. Por ndërkohë duhet të merren me punën, do jenë shumë të rëndësishme. Do jetë një periudhë stresuese dhe me shumë ngarkesë emocionale për sa i përket punës. Në anën ekonomike do shpenzojnë shumë për një investim.

10. Binjakët – Fillon një periudhë shumë e rëndësishme në anën ekonomike dhe me stres për të mbledhur para ose kanë detyrime për të shlyer. Do ta ndjejnë shumë këtë por në datën 12 Hëna do jetë në shenjën e tyre dhe do mësohen disa ngjarje që nuk do jenë në favorin e tyre.

9.Peshqit – Mund të arrijnë në një pozicion të rëndësishëm, por nuk do të jetë i qëndrueshëm në kohë. Një punë që do fillojnë nuk do t’i japi siguri. Do kenë ngjarje ligjore që mund t’u prishë ekuilibrin.

8.Peshorja – Çështjet familjare dhe të karrierës do jenë delikate për ta. Në çështjet familjare fillojnë pyetjet nëse do jetojnë në këtë shtëpi apo do zhvendosen. Këto pyetje i ngarkojnë emocionalisht, tha Meri, transmeton xing.al.

7.Ujori – Nuk do jenë shumë praktik, do mbyllen në vetvete. Në hënën e plotë të datës 12 do kenë dashuri me shikim të parë, ata që nuk e kanë gjetur akoma. Ana erotike dhe e ndjenjave do jetë shumë e theksuar kurse në mes të muajit do bëjnë realitet një ëndërr.

 

6.Shigjetari – Do bëjnë gjëra të bukura në fushën e informacionit, të bashkëpunimeve. Rreth datës 12 mund të kenë një bashkëpunim të ri, por mund të kenë edhe një përballje të papritur. Rreth datës 15 do t’u realizohet një ëndërr.

5.Dashi – Nëse fati nuk i sjell ndonjë të keqe deri në fillim të dhjetorit, shpëtojnë nga e keqja që i ndiqte nga prapa. Fillon një epokë e re për ta, do shkëlqejnë, do çlirohen nga pengesat ekonomike.

4.Akrepi – Do kenë udhëtime, kontakte, informacione. Do kenë pushtet nga ajo çfarë dinë dhe informacionet që do marrin. Do jenë praktik dhe planet e tyre do jenë të matura. Hëna e plotë e datës 12 do i vë në kushte shpirtërore dhe ekonomike. Do ndihen pak delikatë në një marrëdhënie personale.

3.Demi – Kontakte me jashtë, udhëtime, studime, planifikime të rëndësishme këtë muaj. Deri tani e kanë pasur të vështirë, por këtë muaj janë me fat sepse vijnë ndryshime të mira. Do bëjnë një hap konkret serioz që do i mbrojë për 7 vitet e ardhshme.

2.Bricjapi – Është futur planeti i fatit në shenjën e tyre dhe do bëjnë ndryshime të mëdha cilësore në jetën e tyre. Mund të hapin një biznes, të nisin një punë të re, mund të fejohen, të martohen, mund të ndryshojnë pamje, qytet. Do kenë ngritje dhe ndryshimet do jenë të qëndrueshme.

1.Virgjëresha – Ata që nuk kanë fëmijë mund të bëjnë fëmijë, mund të shikojnë përparimin e fëmijëve të tyre, mund të dashurohen, mund të shfaqin një talent. Shëndetin do e kenë shumë mirë. Me dëshirë dhe vullnet do jenë mirë edhe në çështjen e parave./Xing.al

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *