Një marrëveshje Brexit është rënë dakord midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.
Kryeministri Boris Johnson shkroi: “Ne kemi marrë një marrëveshje të re të madhe që na rikthen kontrollin”.
Të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Mbreterise së Bashkuar dhe Evropës.
DUP ka hedhur dyshime në kete marrëveshje, duke thënë se ata ende nuk mund ta mbështesin atë.
Partia irlandeze e Veriut më parë lëshoi një deklaratë duke thënë se ata nuk mund të mbështesin propozimet “pasi ende shqetesimet qëndrojnë”, dhe – pas njoftimit të kryeministrit – sërish thanë se deklarata e tyre “qëndron ende”. Burimi: BBC