FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Më në fund ajo që prisnim! WhatsApp do të na shpëtojë nga lajmet false!

WhatsApp, një nga platformat më të njohura të mesazheve në planet, është duke testuar një veçori që mund ta bëjë më të thjeshtë për 2 miliardë përdoruesit e tij të kuptojnë nëse lajmi që kanë marrë është i vërtetë apo jo.

Në versionin më të fundit të aplikacionit të tij në Android, shërbimi në pronësi të Facebook u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të kërkuar shpejt përmes rrjetit, tekstin ose videon që kanë marrë për më shumë informacion.

Pra për ta kuptuar më thjeshtë, nëse ty të vjen një mesazh në aplikacion që përmban një link mbi një lajm mbi koronavirusin për shembull, ti lehtësisht mund ta kontrollosh atë në Google nëse është i vërtetë ose jo!

“Ne jemi duke punuar në veçori të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të mësojnë më shumë informacione rreth mesazheve që marrin, që u janë dërguar shumë herë. Kjo veçori është aktualisht në testim, dhe ne mezi presim që ta shfrytëzojmë atë në të ardhmen e afërt”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Testimi i kësaj veçorie vjen në një kohë kur WhatsApp dhe platformat e tjera të mesazheve po përdoren më shumë se kurrë më parë pasi njerëzit qëndrojnë në kontakt me miqtë e tyre, familjet dhe kolegët e tyre përballë një pandemie globale si koronavirusi.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *