AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Me ndërmjetësimin e Makron, Thaçi takohet me Vuçiç: Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar ditën e sotme me ndermjetësimin e presidentit francez Emannuel Macron, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Për këtë takim Thaçi u shpreh se ka rikonfirmuar se Kosova “është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe.

“Në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ndërmjetësim të Presidentit Macron zhvillova një takim edhe me Presidentin e Serbisë.

Në këtë takim rikonfirmova se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë.”– shkruan Thaçi në Facebook.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *