Pamjet e dy të rinjve që përdhosnin monumentin e kantautorit të njohur, Françesk Radi kanë nxitur reagime të shumta dhe të ashpra ngë njerëz të artit, politikës dhe më gjerë.
Këngëtarja Rozana Radi me anë të një postimi në rrjetet sociale, kërkon nga autoritetet që të indentifikojnë autorët dhe ata të vihen para përgjegjësisë.
Ndërkohë që shton se Shqipërisë i mungojnë shumë gjëra, por sipas saj më mirë “një seks i sigurtë sesa fëmijë të tillë”.
Reagimi i plotë:
Eshte bere virale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojne bustin e kantautorit Francesk Radi. Perveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e ketij vendi ne te cilin dua te rris neser femijet e mi.
Dua te flas si nje dashamirese e muzikes. E kam pare qe ne oren e para te paradites kete video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen perpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per kete brez qe po rritet ne Shqiperi.
Do isha shume kurioze ti njihja nga afer keta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqiperise.
Ne moshen tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitarre qe ju po perpiqeni tja hiqni nga duart dhe kendonte. E interrnuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vellezerit por kitaren nuk ja hoqen dot. Nuk di ne cilen fytyre tju peshty e tju tregoj gjithe zemerimin tim te vajzes te djalit te bashkeshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithe rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete xhest familjaret tuaj? A jane krenare per ate qe ata perfaqesojne…..
Ne Shqiperine tone vertet mungojne shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille )
I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturen dhe rinine shqipetare!
Sot eshte dhunuar nje vlere publike.Neser nje tjeter e nje tjeter…… Ju lutem te gjitheve ta marrin kete foto te turpshme e ta postojne me hashtagun.