Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Me maskë oksigjeni në spitalin turk, Skënder Gegës nuk i ndahet ”shpirti” nga Kukësi (Del fotoja)

Skënder Gega, edhe pse duke marrë oksigjen në spitalin turk, ku po trajtohet për Covid-19 dhe pasojat që i ka lënë virusi i rrezikshëm në mushkëri, nuk e ul interesimin për Kukësin e tij.

Kjo foto e tij është bërë teksa ndiqte ndeshjen e sotme Vllaznia-Kukësi 2-4. Natyrisht, fitorja e të tijve e ka bërë më entuziast në betejën shëndetësore, të cilën e filloi në Tiranë për dy javë, pastaj u dërgua me urgjencë në Turqi, sepse gjendja e tij u pērkeqësua.

Tani duket në rikuperim e sipër, fatmirësisht, ndërkohë që disa ditë më parë zbuloi se në Shqipëri e kishin bombarduar me ilaçe, por gjendja nuk i ishte përmirësuar.

“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë.

Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive”, tregoi Gega dy ditë më parë.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *