Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me makinë të blinduar dhe armë, arrestohet ish-shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Mondi Voga 44 vjeç nga Fushë Kruja është vënë në pranga pasi i është gjetur armë në automjetin blind me të cilin lëvizte.

Një dyshim mbi mjetin superluks me aksesorë shtesë dhe të blinduar i cili po lëvizte në aksin Vorë- Krujë ka vënë në lëvizje efektivët e rrugores të cilët pas kontrollit i kanë vënë pranga drejtuesit, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia më shumë se një vit më parë pasi rrahu avokatin Ilia Ilia.

Ngjarja bëri bujë në opinionin publik pasi asokohe Voga ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili u vu disa vjeshtën e shkuar në qendër të vëmendjes pas etiketimi të drejtpërdrejtë nga kryeministrit Rama si prokuror KCCK (kap cca të kapësh) dhe i lidhur me krimin.

Disa javë pas këtyre akuzave prokurori Ndoja ishte shënjestër e një atentati mafioz ku mbeti i plagosur, ndërsa vdiq shoferi i ri i tij, Andi Maloku.

Në automjet bashkë me Ndojën ndodhej dhe Landi Muharremi, i dyshuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit në qarkun e Durrësit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur rëndë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *