Vajza e Niko Peleshit, Aleksia tashmë është një emër i njohur për publikun pasi brunia kaçurrelse me tiparet e bukura ka qenë shpesh në vëmendje të mediave.
Së fundmi Aleksia i ka dhënë mundësi ndjekësve të bëjnë pyetje duke i dhënë përgjigje nëpërmjet postimeve në Instastory.
Ajo studion në Barcelonë në degën Digital Business, Design & Inovation dhe njëri nga ndjekësit e ka pyetur: “Ke fituar ndonjë burs apo me lekët e babit?”
“Kam fituar 50% bursë ekselence”, iu përgjigj Aleksia, duke lënë të kuptohet se për pjesën tjetër mendojnë prindërit e saj.