Artisti i njohur Endri Prifti ka humbur një shumë të konsiderueshme parash në baste sportive në vetëm 2 ditë.
Në një reagim të ashpër në llogarinë e tij personale në Instagram, këngëtari ka akuzuar fenomenin e veprimtarisë së paligjshme që sipas tij vijon në vend duke rrëfyer atë që i ka ndodhur.
“Para një jave, duke ditur adrenalinën time mbas koncerteve, një grup shokësh shkojmë në një lokal dhe aty kishte lojra fat, të cilat juve i ndaluat. Më morën për 2 ditë 15 milion kesh tek ky lokal në një zonë nga pazari i ri dhe nuk ju mjaftoi kjko por më futën në celular edhe 30 mijë euro baste sportive. Mi futën pikë në kompjuten dhe tani duan lektë kesh. Kjo është e paligjshme, e padrejtë kanë vite të tëra që merren me mua me të njëjtën mënyrë…”, shkruan Endri.
Artisti korçar shkon më tej me akuzat dhe denoncimin e tij duke treguar edhe një tjetër episod që i ka ndodhur artistit 6 muaj më parë kur i kanë hequr lejene drejtimit të mjetit 6 muaj më parë.
Duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, Endri Prifti e mbyll këtë reagim të tijin publik me fjalët
“Ju lutem merrni masa për këto situata të turpshme në vendin tonë të bukur dhe në popullin tonë të pafajshëm”.