Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ngjitur ditën e sotme me këmbë drejt bjeshkëve të Kosovës në afërsi me kufirin serb.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shihet i veshur me të zeza, me kapuç dhe syze, teksa tregon se tregon ka ecur rreth katër orë pavarësisht temperaturave tepër të larta.
“Sot e kemi ecë Shalën prej ku ndahet rruga për Bistricë, e kaluam Cerajën të gjitha këto maja. Atje është kufri me Serbinë. Kemi bërë një rrugë rreth katër orë, jemi në pjesën më të bukur të Kosovës, në Shalën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.