Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Më ka marrë malli për telenovelat braziliane, me gra të bukura, burri nuk sheh burra ”/ Deputeti i PS bën kërkesën e pazakontë

Deputeti i PS-së Ervin Bushati  ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, ku mes të tjerave ka folur dhe për qëndrimin e tij për telenovelat turke që kanë zaptuar ekranet shqiptare.

Bushati shprehet se ato mes të tjerave promovojnë dhe dhunën ndaj grave, ndërsa shton se ndihet nostalgjik për telenovelat braziliane, që të paktën e vlerësonin femrën dhe të bukurën.

“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë. Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me pistoleta.

Do doja që mos të jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe. Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash?

Ky është një pushtim dhune me me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanjo. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. 

Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?” shprehet Bushati.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.