Juristi Nest Zefi akuzon publikisht kryedemokratin Lulzim Basha se i ka vjedhur shkrimet e tij dhe i ka përdorur në librin që kreu i PD-së publikoi ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, juristi Zefi shkruan se një prej tezave që i është kopjuar nga kryedemokrati Basha është fjala ku ai iu është drejtuar miqve italianë pasi u shpall kandidat për deputet.
Juristi shkon dhe më tej teksa shprehet se Basha e ka kopjuar shumë ‘trashë’ dhe kjo sipas tij është diçka e rëndë.
“Ne librin e tij “Misioni” Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij…me kopjue kaq trashe bash asht e rande…,”- shkruan ai.
Sot kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi librin e tij të sapobotuar me titull “Misioni im”, për të cilin u shpreh se e ka shkruar gjatë periudhës së karantinës dy-mujore ku Shqipëria ishte në izolim total. Vetë Basha tha se në libër flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet.
(E.H/Faxweb.al)