Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 19 vjeçares Sheila Bakija. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, e reja kishte bërë një denoncim lidhur me kërcënimet që i kishin ardhur nga i dashuri i saj Ilir Gjokaj.
Por as një veprim nuk ishte ndërmarrë nga organet kompetencte duke bërë kështu që të mos parandalohej vrasja e saj që tronditi të gjithë vendin.
Dëshmia e Përkthyer në shqip:
9 muaj kam jetuar me të fejuarin tim, Ilir Gjokaj Milesh, para 3 muaj përfundova bashkejetesem time me te dhe u ktheva ne shtepinë e familjes time.
Diten e 25.08.2021. Ne oën 23:00 isha ne shtepi te prindërve tek zona e “Dheut të Zi”, ai erdhi dhe hyri ne oborrin tim dhe hypi ne ballkon. U mundova ta mbaj deren por ai e hapi dhe hyri mbrenda.
Me ka kercenuar “as ne tokë as ne qiell nuk do jesh e kuj tjeter, nuk do lejoj të martohesh me tjeter kend.do derdhet gjak per këtë pune dhe jeten e ke ne duart e mije. Mbas iku. Aty prezent ishin vëllau dhe motrat e mia adoleshente. Të cilët ishin të tmerruar.