Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Më i rrezikshëm se të gjithë të tjerët, cili është shteti i BE-së që Gjermania e ka me ”flamur të kuq” për nivelin e lartë të infektimeve me Covid

Autoritetet gjermane thanë se Polonia fqinje tani klasifikohej si një zonë “me rrezik të lartë” për COVID-19, ndërsa ai vend shtoi kontrollet kufitare.

Nga e diela kushdo që futet në Gjermani nga Polonia duhet të tregojë përgjigjen e testit negativ për koronavirusin. Më parë, udhëtarët nga Polonia mund të testoheshin deri në 48 orë pas hyrjes në Gjermani.

Rregulloret e reja do të përdoren edhe gjatë kontrolleve të rastësishme. Udhëtimi i trenave mes Polonisë dhe Gjermanisë gjithashtu është kufizuar pjesërisht.

Masa vjen ndërsa Polonia raportoi më shumë se 25,000 raste të koronavirusit të shtunën, krahasuar me më pak se 15,000 në fillim të marsit.

Autoritetet atje kanë fajësuar shtimin e infektimeve tek varianti britanik i virusit. Banorëve u është kërkuar që të respektojnë kufizimet që u rivendosën të shtunën – mbyllja e hoteleve, qendrave tregtare, teatrove, galerive dhe qendrave sportive.

Bullgaria, Qiproja, Kuvajti, Paraguai dhe Uruguaji janë klasifikuar gjithashtu si zona të reja me rrezik të lartë./VOA

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.