Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Me gruan që më dha jetën”, Rama poston foton me të ëmën në datën e lindjes, Aneta në gjendje jo të mirë shëndetësore

Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen e tij të 56-të, ndërsa ka zgjedhur që të postojë një foto me nënën e tij Anetën. “Me gruan që më dha jetën”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Duket se e ëma e kryeministrit ka kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore pasi shfaqet me krahun e saj të fashuar. Vazhdimisht Rama është shprehur se nëna e tij kohëve të fundit është duke kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore, edhe për shkak të moshës së saj, tashmë që vitet kalojnë.

Vetë Rama nga ana e tij, ka zhveshur kostumin e politikanit, dhe shfaqet i buzëqeshur së bashku me Anetën. Ditëlindja e Ramës përkon dhe me ditën e Pavarësisë së SHBA-së, të cilën kryeministri e uroi prej mëngjesit.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *