Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Me gishtin e mesit ngritur/ Zbulohen fotot e viktimës në Durrës, kishte bërë 8 vite burg

Është gjetur gjysmë e djegur makina që dyshohet se kanë përdorur autorët në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur rreth një orë më parë në Shkozet të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin në afërsi të Bishtit të Zhurit, në rrugën ku futesh për në Rrogozhinë, dhe dyshohet se janë larguar prej aty me një mjet tjetër. Mjeti që është përdorur në këtë ngjarje të rëndë, i ka pasur targat e vjedhura.

Si pasojë e një atentati të kryer nga një makinë në lëvizje u vranë në lagjen e Nishtullës Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Ky i fundit kishte qenë në burg, ku ishte dënuar me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike.

Shkoza kishte lënë qelinë në vitin 2010, por duket se e kanë ndjekur pas problemet që lidhen me trafikun e drogërave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ajo që e bën dhe më interesante situatën është fakti se Shkoza ka qenë subjejt i OFL-së, po ende pa iu përmendur emri nga zedhënësja seksi e policisë, duket se e kanë pasur më të lehtë që ta gjejnë kriminelët.

Faxweb.al ka siguruar dhe foton e Shkozës:

Dorjan Shkoza

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

(e.k/faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.