Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur pasditen e sotme në portin e Durrësi.
Sipas burimeve, kokaina e kapur e kishte origjinën nga Amerika Latine ndërkohë që kompania pritëse dyshohet se është “Massabi Fruits” me qendër në Kombinat. Ajo që bie në sy është fakti se pakot e kokainës janë të stampuara me fytyrën e narkotrafikantit Pablo Escobar.
Deri më tani bëhet me dije se 200 pakot me kokainë të gjetura brenda kontejnerit, që ka hyrë tranzit nga porti i Turqisë, peshojnë mbi 142 kg.
Pakot e drogës së fortë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit, ndërkohë që është diktuar nga skaneri i kontrollit në port.
Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë kanë zbarkuar në port.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Durrës, u kap një sasi tjetër prej 49 kg kokainë e fshehur në pjesën anësore të një kontejneri me banane. Për këtë u arrestua Selim Cekaj, babai i Arbër Cekajt edhe ky i arrestuar për një sasi të madhe kokainë të kapur në vitin 2018.
(R.G/Faxweb.al)