AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Më falni për frymëmarrjen”, Arta Marku dorëzon mes emocioneve detyrën: Kam besim te ish-shoku im i klasës

Teksa i lë stafetën, ish-shokut të saj të klasës Olsian Çela, Arta Marku nuk i ka fshehur dot emocionet në këtë dalje të saj të fundit si prokurore e përgjithshme.

Marku falenderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius, që sipas saj e kishin mbështetur gjatë ushtrimit për dy vite të detyrës si kryeprokurore.

Arta Marku: I nderuar zoti Gjonçaj, zoti Çelaj, zoti Ibrahimi, të nderuar përfaqësues të OPDAT dhe Euralius, ndihem shume e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar prokurorinë, në këto dy vite të vështira për këdo magjistrat. (më falni për frymëmarrjen). 

Pavarësisht mungesave jam munduar që prej ditës së parë që kam ardhur në këtë detyrë që të punoj me integritet, dua të falenderoj të gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e kësaj sfide, falenderoj në mënyrë të veçantë për faqësuesit e OPDAT dhe Euralius, që më ka ndihmuar në këtë kohë timen në krye të institucionit, dua të falenderoj mediat, që kanë pasqyruar punën e institucionit,. 

Së fundi, por jo për nga rëndësia, dua ti uroj suksese prokurorit të ri, kam besim se prokuroria do të ecë përpara, jam shumë e lumtur që detyrën ja pasoj një ish shoku tim të klasës, faleminderit edhe njëherë.

Kuvendi ka zgjedhur dje me 101 vota pro Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili u rendit i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke lënë pas dy kandidatet e tjera Arta Markun dhe Fatjona Memçajn.

Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda, arriti të marrë më tepër pikë në vlerësimin përfundimtar të KLP-së, duke u cilësuar si kandidati më të përshtatshëm për të marrë në dorë për shtatë vitet e ardhshme organin e akuzës.

Olsian Çela spikati në intervistën e realizuar nga KLP, edhe për shkakun se kishte përgatitur një platformë të plotë dhe të qartë për punën që do të kryente nëse do të arrinte të zgjidhej si Kryeprokuror.

Vëmendja e Çelës duket do të përqëndrohet në një reformim të thellë të akuzës, çfarë pretendon ta fillojë me transparencën e këtij institucioni edhe për median edhe për opininon publik, për të vijuar më tej me reform të thellë në garantimin e pavarësisë së prokurorëve në dosjet që do të trajtohen e plot të tjera.

Olsian Çela nuk vjen rastësisht në garën për Prokurorinë e Përgjitshme. Çela ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe ka hetuar disa prej dosjeve më të bujshme në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për katër vite ka drejtuar këtë të fundit, ndërsa periudha kur ai ka drejtuar ka spikatur në hetimin e disa dosjeve aspak të lehta.

Marrëdhënia e tij me të përkohshmen e Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku, nuk ka qenë e mirë, ndërsa përplasja ndodhi gjatë kohës kur Marku e transferoi në Berat para disa muajsh. Gjykata e ciëlsoi të paligjshëm transferimin e tij, duke e rikthyer si prokuror tek Krimet e Rënda.

Çela e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në akuzën e Tiranës. Në vitin 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda. Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete.

Kandidati për Kryeprokuror, Olsian Çela, ka hetuar dosje të bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklë

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *