AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Me dy emra dhe problematik, kush është Dritan Haxholli që u vra brenda banesës së ish-es në Kavajë

Fotot e mëposhtme i përkasin Dritan Haxhollit i cili mbeti i vrarë në Kavajë, pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, pak pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme.

Haxholli u qëllua nga efektivi i policisë Bledar Toçi, me armën e tij të shërbimit, ndërsa mbeti dhe vetë i plagosur në konflikt.

Dritan Haxholli kishte dy emra, pasi njihej ndryshe dhe si Tan Peza, dhe kishte pasur probleme të mëparshme me ligjin, edhe në shtetin grek.

Viktima Dritan Haxholli

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Apartamenti ku ndodhi perplasja ne Kavaje
Efektivi i policise Bledar Toci

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *