Kryetari i Komisionit Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur në lidhje me arsyen e vonesës së rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri krahasuar me Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij arsyeja kryesore ishte sepse në Shqipëri numërimi bëhet i përqendruar ndërsa në Kosovë numërohen votat në të njëjtin vend ku votohet.
‘E para lidhet me procedurat e nxjerrjes së rezultatit, ne e kemi të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Shqipëri e bëjmë në mënyrë të përqendruar, në Kosovë bëhen në qendrën e votimit aty votohet aty hapen kutitë aty numëërohet, siç është bërë këtu deri në 2003 që brenda natës dilte rezultati. Është koha që të merr transportimi i kutive.’- u shpreh ai.
Ndërsa në lidhje me numërimin elektronik Celibashi tha në emisionin ‘Opinion’ se ishte një kohë e shkurtër për t’u implementuar një metodë e tillë.
‘Ishte dhe kjo një ide, por sa kohë ligjvënësi nuk e ka parashikuar si opsion, plus dhe koha ishte e ngushtë. Kemi përgatitur projektin e identifikimit eklektronik.’– tha Celibashi