FlashJetë dhe stilShëndetiTe FunditTe Gjitha

”Më dendën me ilaçe, për pak u çmenda”, vajza zbulon sëmundjen e rrallë pas 14 vitesh

‘’Kisha turp të shkoja në shkollë pasi shokët dhe shoqet e klasës mendonin se isha shtatzënë. Arrita deri në atë pikë sa t’i bëj dëm vetes duke provuar dieta ekstreme që në moshën 13 vjeçare, përdorja korse shumë të ngushta, madje edhe refuzoja të haja për disa ditë radhazi, por asgjë nga këto nuk po funksiononte.

Barku im i fryrë tashmë kishte marrë pamjen e një tullumbaceje, që mund të shpërthente nga moment në moment. Mjekët nuk arrinin dot një diagnozë të saktë e në këto 14 vite më është dashur të përballem me vizita e kontrolle mjekësore të pafundme, derisa një ditë dikush më foli për sëmundjen e çeliakisë.”-kështu e nis rrëfimin e saj për ‘’Daily Mail”, Natasha King. Njëzetvjeçarja nga Leicestershire ka ndarë së fundmi për publikun anglez historinë e saj e cila i ngjan një ferri, prej të cilit arriti të shpëtojë vetëm pas 14 vitesh.

Natasha kishte filluar të shfaqte problemet e para me shëndetin që në moshën 6 vjeçare, mirëpo pasi pati ciklin e parë menstrual në moshën 13 vjeçare gjërat filluan të komplikoheshin. Fillimisht mamaja e saj mendonte se ishte diçka provizore dhe i këshilloi të përdorte një borsë me ujë të ngrohtë derisa të qetësohej, por dhimbjet shtoheshin gjithmonë e më shumë. Më pas mjekët menduan se vuante nga sindroma e zorrës së irrituar, por pas 5 vitesh mjekime të kota shëndeti i vajzës së re sa vinte e përkeqësohej.

”Po çmendesha, askush nuk më jepte shpresë. Villja thuajse gjithë kohës, filluan të më binin flokët dhe trupi më mbushej me të nxira derisa zbuluan se vuaja nga çeliakia”, vazhdon ajo rrëfimin e saj.

Sëmundja e çeliakisë është sëmundje digjestive e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Njerëzit që vuajnë prej saj nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur “gluten” e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb.

Kur njerëzit me çeliaki konsumojnë produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla. Meqenëse ky dëmtim shkaktohet nga sistemi imunitar i trupit tonë, sëmundja e çeliakisë klasifikohet si sëmundje imunitare.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *