E ftuar ditën e sotme në studion e Fax News ka qënë kryetarja e Alenacës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, e cila në emër të Alencës Kuq e Zi ka treguar qëndrimet që kjo forcë mban në krizën aktuale politike.
Enea Meksi: E arrti qëllimin protesta e opozitës, pas gjithë këtyre protestave komëbtare por dhe djegies së mandateve?
Lumturi Ratkoceri: Nga 16 shkurti deri tani unë shikoj vetëm jë disfatë dhe kjo është fatkeqësia më e madhe që ti hapësh rrugë Edi Ramës. Mendoj se opozita ende nuk e ka arritur qëllimin e saj.
Enea Meksi: E mbështesni datëen e re të vendosur nga Presidenti I Republikës, Ilir Meta, për zgjedhjet e reja lokale në 13 tetor?
Lumturi Ratkoceri: Për mendimij tim datat e re e Presidentiti Meta vetëm i ka hedhur benzin zjarrit. Veprim i mencur do të ishte vetëm nëse Meta do të kishte ulur në dialog të dyja palët politike, për të gjetur gjuhën e përbashkët e më pas të merrej një vendim i ri.
13 tetori është që të ruaj situatën ekzistuese dhe të mos ketë asnjë problem. Sepse nëse bëhen zgjedhjet me të njëjtin kod zgjedhor dhe kushtetues, pa ndryshuar asgjë do të sjellë vetëm një rotacion por asnjë ndryshim . Në rastin më të mirë ky propozim është utopi në rastin më të keq do shërbej si alibi për palët politie.
Enea Meksi: Si ju duket veprimi për të shkarkuar Presidentin Meta?
Lumtui Ratkoceri: Unë mendoj që veprimi për të shkarkuar presidentin Meta ishte veptëm për ti hedhur benzin zjarrit. Unë jam plotësisht dakord që nëse Meta ka bërë veprime antikushtetuese është i gatshëm të shkarkohet.
Enea Meksi: Kriza politike, a ka ndikuar në ekonominë e vendit apo në shpopullim e tij?
Lumturi Ratkoceri: Shpopullimi është fenomeni më I rrezikshëm që e kemi. Ne u qëndrojmë të gjitha shifrave të opozitës, madje mendoj se këtro shifra janë më të mëdhaja.
Por edhe nesë këto shifra reale, dua të them që reale është dëshira e personave për të ikur. Që ne të largohemi nga vendi dhe kjo qeveri të mos bëjë asgje dhe të mos marrë përsipër mundimin për të mbajur popullin këtu, unë mendoj se është e qëllimshme. E gjithë kjo është metodike. Problemi jonë do të jetë pas 20-30 vitesh. Ne jemi në momentin më kritike që nqs nuk veprohet në do të shkojmë drejtë zhdukjes.
Enea Meksi: Ndërtimi i qytetit nga muxhahedinët, ju keni reaguar për këtë gjë në llogarinë tuja në rrjetin social në Facebook, si e shihni si veprim?
Lumturi Ratkoceri: Unë mendoj që nëse mundemi brenda mundësive duhet të jemi të hapur të presim refugjatë. Por nga ana e interesit të vendit unë dua që rinia të jetë e lumtur për të jetuar këtu. Ndërkohë që ne po largohemi si është e mudnur që këtu duan të vijën. Nuk mund të jemi gjithëmonë mikpritës.