Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me datën 8 Mars ishte kthyer nga Italia, shtohet numri i të prekurve me koronavirus në Vlorë

Ka shkua në 5 numri i të prekurve në qytetin e Vlorës nga koronavirusi. Burime për Fax News bëjnë me dije se e prekura është një banore e fshatit Poro, një grua me inicialet L.M rreth 70 vjeçe.

Bëhet me dije se e moshuara ka histori udhëtimi me Italinë. Në datën 8 Mars ka ardhur nga Italia së bashku me burrin.

Burri ka dalë negativ, ndërkohë që gruaja tashmë ndodhet në infektivin e Tiranës.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme njoftoi se ka shkuar në 149 numri i të prekurve më koronavirus në vendin tonë

Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.

Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 5 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *