Luigi Di Maio, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, foli ndër të tjera edhe për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan nga Shqipëria drejt Italisë për të ardhur në ndihmë të kolegëve në këto momente të vështira.
Ai ka ndarë një moment nga takimi me stafin mjekësor, duke treguar se një nga infermierët i kishte folur në dialektin napolitan. “Një nga ato pak motive që më bëri të buzëqesh këto ditë”, theksoi Ministri i Jashtëm italian.
Zoti ministër ju folët sot për 30 mjekë dhe infermierë që erdhën të shtunën në ndihmë. Po mund t’ju kujtoja edhe qindra shqiptarë, infermierë e mjekë, që po punojnë në vijën e parë dhe po ndihmojnë çdo ditë. Madje po ndihmojnë dhe emisionet. Ndaj doja t’ju pyesja a keni një mesazh për shqiptarët?
Di Maio: Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një nga ato pak motive për të buzëqeshur në këto ditë.