Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Me Batonin kam raport personal, qëndrimet janë të miat”, Cakaj: Jam shprehur gjithmonë kundër ndryshimit të kufijve

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka njohje personale me Baton Haxhiu dhe se e takon vazhdimisht, por ka mohuar që ky I fundit të ketë ndikim mbi qëndrimet e tij.

Cakaj foli në emisionin Pressing për akuzat që i janë bërë që nga angazhimi i tij në Shqipëri për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Cakaj tha se nuk është e vërtetë që ai është paguar nga gazetari Baton Haxhiu, ndërsa ka treguar se si e ka njohur Haxhiun.

“Nuk kam marrë pagë. Unë jam marrë me sondazhe, por nuk kam marrë pagë mujore. Ajo cka është e vërtetë është se unë me z. Haxhiu kam raport personal. E takoj vazhdimisht, por qëndrimet e mia politike janë të miat. Kjo deklaratë spekulon padrejtësisht”, 

Ai thotë se është e vërtetë që Haxhiun e njeh që nga moshta 15 vjecare, por tregon se atë e ka takuar për herë të parë në kohën kur Cakaj ishte i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë z. Haxhiu e kam njohur në moshën 15 vjecare, pikërisht nga VV sepse detyra që e ka pasur është shpërndarja e gazetës. Me z. Haxhiu kam rivendosur kontakt me z. Haxhiu, pasi dy profesorët e mi në Universitetit të Prishtinës, Astrit Salihu dhe Blerim Latifi kanë pasur shoqëri me të”, ka treguar Cakaj, transmeton Express.

Ajo çfarë vlen për tu theksuar ka të bëjë deklaratën e tij kur thotë se asnjëherë nuk ka qenë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, ndërsa argumenton se ka bërë tre deklarata kundër kësaj ideje, të mbështetur në fakt nga kryeministri Edi Rama.

 “Është tërësisht i pavërtetë dhe deklarata e VV-së është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *