Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Me 5 muaj vonesë, dosja e Saimir Tahirit shkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, sot hidhet shorti

Prej ditës së martë dosja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është në duart e gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës së Posaçme, ndërsa sot në mesditë pritet të hidhet dhe shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do të kenë në dorë këtë çështje.

Megjithëse, vendimi i Shkallës së Parë që e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës” u shpall në shtator 2019 dhe u ankimua prej tij dhe Prokurorisë brenda afatit 15 ditor, dosjes i janë dashur gati 5 muaj për t’u zhvendosur në Apel.

Kjo vonesë është shkatuar për shkak se janë konsumuar të gjitha mënyrat proceduriale për njoftimin për gjyqin të të bashkëpandehurit të Tahirit, Jaeld Çela.

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës u gjykua në mungesë dhe as sot nuk është arrestuar nga policia. Gjatë kësaj jave dosja e mbërritur në Apel, ku ish-ministri kërkon pafajësi, do të hidhet në short për përzgjedhjen e gjyqtarit që do të kryesojë shqyrtimin e saj.

Saimir Tahiri u gjykua në Shkallën e Parë për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, por u fajësua vetëm për “shpërdorim të detyrës”.

Ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, por përfundimisht u vendos lënia e tij në provë për 3 vjet, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë vepra penale, apo të takohet me të dënuar.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *