Fjalori i kryeministrit Edi Rama ka ashpësuar gjuhën këtë të enjte teksa fliste në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kavajë.
Në fjalën e tij, Rama ka sulmuar opozitën, duke u shprehur se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kundërshtarët e tij do të marrin “Noc Rrokun”.
“Këta nuk do marrin pushtetin, do marrin Noc Rrokun. Do e marrin nga shqiptarët, nga veriu në jug. Kush i bvën për budallenj, e paguan shumë të kripur faturën. Flasin për program. Ai nuk është program, është menu që kush ta hajë, ta hajë,”-tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)