Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Më 2 mars i bashkohem Presidentit”, deputeti në konferencë të jashtëzakonshme: Thirrje çdo studenti…

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka shprehur vendimin e për t’iu bashkuar thirrjes së Presidentit, Ilir Meta ë më 2 Mars të dalin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar ‘grushtin e shtetit’ që sipas Metës po bën qeveria.

Maliqi tha se shteti është kapur nga kryeministri Edi Rama dhe duhet të bashohen të gjithë aktorët politik dhe shoqëror për të ndaluar këtë qeverisje.

“Sot do t’ju bashkohem studentëve para Teatrit. Ashtu siç kam qenë në mbrojtje të protestave të opozitës, artistëve, banorëve të Astirit, ashtu do të jem edhe me studentët. Kur gjithë pushteti vendor dhe qëndror është i Partisë Socialiste, reforma në drejtësi është kapur, SPAK është vënë në rresht nga Ministri i Brendshëm, krimi në rrugë është bërë i zakonshëm, ku të dënuar dalin nga burgu dhe kërcënojnë e vrasin sërish. Shteti nuk funskionon, nuk ka drejtësi për viktimat e tërmetit, ky parlament është i kapur, që nga votimi për shkarkimin e Presidentit, të gjitha votimet e tjera janë bërë vetëm për të goditur opozitën dhe qytetarët.

Dua t’ju them sot se edhe thirrjen e Presidentit do ta mbështes dhe bëj thirrje çdo studenti, artisti, opozitari të dalë me 2 Mars në Bulevard. Unë jam me Presidentin se ka qenë student i Dhjetorit dhe kontribues në rrëzimin e bustit të diktatorit, pavarësisht se ka aderuar në të majtën apo ka bashkëpunuar me socialistët. Policia e Shtetit është e kapur, vettingu në polici drejtohet nga një zonjë që e ka bashkëshortin drejtues në Polici. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të sillet siç u soll policia e në vitin ’90-të dhe të mos urdhërohet politikisht. Më 2 Mars të gjithë socialistët dhe mbështetësit e mi në Berat të jenë në bulevard”, tha Maliqi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *