Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me 167 km në rrugë, çfarë ndodh natën në Tiranë, të rinjtë bëjnë gara me makina (Video)

Shpejtësia është ende një próblem i madh në rrugët e Tiranës. Në zonën e Unazës së re, nga pallati me shigjeta në Teg dhe anasjelltas, të rinjtë bëjnë gara çdo natë me makina.

Ata jo vetëm që rr.ezikojnë veten e tyre, por janë kthyer në një shq.etësim shumë të madh të banorëve që janë në zonat ku kalon unaza e re. Çdo natë pas mesnate, garat me makina nuk ndalojnë thuajse deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe pse pólicia thotë se bën kontrolle çdo natë, sërish të rinjtë nuk kanë të ndalur. Mbrëmjen e djeshme njëri prej tyre është kapur duke udhëtuar me 167 kilometra në rrugë.

Vijon kontrolli me Radar 📸, për të parandaluar ak.sidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar ✍👮🏻♀ 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .

Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alk.oolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l

Mos nxitoni për të arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻♀, shpejtësia vr.et jetë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alk.oolit apo në gjendje të de.hur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe pólici.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *