Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Me 105 vota pro, Kuvendi zgjedh 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

Me 105 vota pro Kuvendi ka emëruar dy anëtaret e reja të Gjykatës së Lartë, të cilat do të jenë Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Për Elsa Toskën 105 deputetë votuan pro, 2 deputetë votuan kundër, 9 abestenim, 2 deputetë nuk votuan.

Për Fiona Papajorgjin me 105 vota pro, 3 deputetë votuan kundër, 8 abstenim dhe 2 deputetë nuk votuan.

Nga ana tjetër Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese e emëruar nga KED, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta, i cili ka pasur përplasje të forta pikërisht për procesin e përzgjedhjes së anëtareve të GJ,Kushtetuese.

Votimi në Kuvend tregoi dhe njëherë tjetër se opozita e re është pothuajse fasadë, pasi pavarësisht debateve të fillimit, votat tregojnë se pjesa më e madhe e saj ka votuar pro anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese.

Më herët ka qenë presidenti Meta ai që ka zgjedhur anëtarin e parë të Vetingut, Besnik Muçin, i cili është ende në proces Vetingu, pasi komisioneti Publik e ka apeluar vendimin e KPK në KPA.

Presidenti Meta paralajmëroi deputetët mëngjesin e sotëm, që të mos votonin për anëtaret e reja të Kushtetueses, pasi nuk ishte respektuar praktika ligjore në përzgjedhjen e tyre, por mesa duket vërejtjet e tij nuk janë marrë parasysh nga ana e parlamentarëve.

Elsa Toska

 

Fiona Papajorgji

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *