Ditën e sotme, vëllai i Babis Anagnostopulos, pilotit 32-vjeçar që vrau gruan e tij dhe më pas sajoi një grabitje, mbërriti në Athinë për ta vizituar atë në qeli.
Të shtunën pasdite ai i mori të vëllait disa rroba ndërsa piloti i kërkoi një libër. Mediat greke bëjnë me dije se ai kërkoi librin e gjeofizikanit David Begoviç “Origjina e gjithçkaje”, një libër për civilizimin njerëzor nga Big Bengu deri në ditët e sotme.
Policia ka qenë e habitur nga qetësia e madhe që ka treguar 32-vjeçari në qeli. Prej dje ai ka kërkuar vetëm një kartë telefonike për të komunikuar me familjarët e tij.
(E.H/Faxweb.al)