Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

“Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit”

Të gjitha shenjat e faktojnë qartas: I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit. Sëmundja duket ka avancuar shumë tani që ka nisur fillimi i fundit. Sondazhi e nxjerr lakuriq. Qëndrimi për shembjen e teatrit e provon. Mbyllja e TV-Ora e vulos… Dhe kurba e halucinacioneve ia nxjerr sheshit…

Mos u çudisni që në ditët e javët në vijim do të shfaqen shenja të rënda të degradimit ekstrem e të shpërbërjes totale… Prandaj s’duhet bërë asnjë kompromis nga askush. Ai dhe banda e hajdutëve oligarkë duhet të marrin ndëshkimin e merituar, fillimisht nga qytetarët, pastaj nga drejtësia që duhet sjellë në binarë…!

* Kështu ndodh sa herë të KEQES i tronditet pushteti; dhe pushtetin ia tronditin qëndrimet e qarta e veprimet e të vendosura, pa asnjë kompromis, kushdo që ta sugjerojë atë, sepse e KEQJA në Shqipëri jo vetëm s’do të mund të çrrënjoset asnjëherë po nuk u ndëshkua, por ajo do të rritet e bëhet filozofi mbizotëruese, siç ka ndodhur që nga viti 2013 me Rilindjen.

Protestat e fuqishme të qytetarëve të revoltuar nga varfëria e nënshtrimi, jo për të ndryshuar një pushtet me një pushtet tjetër! Jo për të zëvendësuar Rilindjen e OLIGARKISË me një Rilindje tjetër! Jo, jo… prandaj protesta duhet të sjellë ndryshimin e madh përmes ndëshkimit…!

Ndëshkim ndaj kujtdo që ka kontribuar e ndihmuar të KEQEN të kthehet në model suksesi, duke i bërë thirrje të gjithëve, përveç Kupolës së të Keqes, të bashkohen në këtë betejë! * Ky duket të jetë fillimi i fundit… Sepse çdo e Keqe e ka gjithnjë një fund… Kështu ka ndodhur gjithnjë… Sepse drejtuesi i së KEQES vuan nga mania për pushtet dhe babëzia për të grumbulluar pasuri të paligjshme… Prandaj sa herë që i tronditet pushteti apo ndjen frikën e humbjes së pasurisë së paligjshme destabilizohet, shpërfytyrohet… “Mos i tregoni të vërtetën e sondazheve se e lë fushatën përgjysmë”, këto qarkullojnë sa herë që tronditet pushteti.

“Mos i tregoni kritikat e medies e të kundërshtarëve se qulloset…”; kjo është filozofia i veprimit të zyrës së mashtrimeve dhe gënjeshtrave. “Mos i thoni se dukesh i lodhur apo pa gjumë se shtrihet në krevat”… kështu shprehen me shqetësim ato që e njohin nga afër… Të gjitha këto janë shenja të një HIPOKONDRIAKU… Dhe nuk ka asnjë dyshim se ai është i prekur rëndë nga ky sindromë…

* Kurba jonë e përhapjes së virusit duket e çuditshme për shumë vëzhgues të huaj… por për ne shqiptarët është e qartë përse është e tillë dhe nuk përbën asnjë çudi…! Ndonëse ekspertët e epidemiologjisë apo të statistikave deklarojnë se për këtë virus kurba e numrit ditor të të infektuarve nga virusi ndodhet brenda një “kambane” që quhet “kambana e Gausit” apo “kambana” e një shpërndarjeje normale…, zor se mund të gjendet ndonjë ekspert që të provojë se kurba shqiptare i bindet një shpërndarjeje normale! Tri hipoteza mund të shtrohen në këtë rast:

i) kjo s’është kurba e përhapjes së virusit, por kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku;

ii) për qëllime të ndryshme politike të dhënat për ndërtimin e kësaj kurbe janë manipuluar;

iii) virusi që qarkullon në Shqipëri nuk është virus natyral prandaj sjellja e tij nuk i bindet ligjit të shpërndarjes normale, pra kurba e përhapjes së tij nuk mund të futet poshtë “kambanës së Gausit”.

* Hipokondriak është sëmundje/sindromë që lidhet me frikën ekstreme që ndjen një person gjatë të gjithë kohës nga çdo shenjë e vogël apo simptomë e parëndësishme, e cila i krijon tmerrin disproporcional të ekzistencës së një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Hipokondriakun gjatë të gjithë kohës e shoqërojnë halucinacione që e destabilizojnë sepse në çdo moment përjeton frikën e sëmundjeve vdekjeprurëse… Prandaj ata që janë rreth përpiqen t’ia fshehin të vërtetën e gjendjes së tij.

* Fatkeqësia qëndron në faktin se në Shqipëri, fati i qytetarëve i është lënë në dorë një hipokondriaku me shkallë të rëndë të sëmundjes…

Qëndrimet e sjelljet e fundit, për menaxhimin e krizës sanitare, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për mbylljen e TV-Ora, e tjera, e tregojnë qartas se sëmundja ka avancuar shumë. Kurba e halucinacioneve vetëm e konfirmon atë si “pozitiv”… Në këto rrethana do të fitonte terren hipoteza e parë… Thënë ndryshe, me shumë gjasa, kurba që jepet në media është kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku… e cila ndryshon sipas frikës dhe emocioneve negative që përjeton hipokondriaku…

Deklaratat e drejtuesve të opozitës dhe gatishmëria e qytetarëve për të protestuar, me moton se “nëse nuk ka kthim prapa, atëherë zjarri do të djegë edhe Surrelin…” veçse ia kanë theksuar sëmundjen që duket sheshit nga luhatjet e “çmendura” në kurbën e halucinacioneve…

Është gati e pamundur të gjesh arsye tjetër për të shpjeguar shifrat ekstremisht të larta të të infektuarve në Tiranë e Durrës… gjatë këtyre ditëve kur epidemia dukej se po shkonte drejt mbylljes… apo largimi nga detyra i drejtuesit të policisë së Tiranës apo kërcënimet absurde të e rilindasve për shembjen e teatrit e mbylljen e RTV Ora…!

Ky gjendje e rëndë duket e ka shtyrë të veprojë pa maskë si diktator, duke shpresuar se kështu do të pengojë qytetarët të protestojnë me frikën e virusit apo do t’ju qepë gojën me mbylljen e medias…

* Shqiptarët po ndërgjegjësohen se ka ardhur koha të veprojnë si kudo për t’u ndarë me të KEQEN duke e ndëshkuar atë…/ Nga Kastriot Islami/ Faxweb.al

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *