Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Mbyllja e ndërmarrjeve, bie drastikisht konsumi i energjisë. Ministri ngre alarmin për atë që pret botën

Argjentina i bën thirrje G20 të mbrojë kapacitetin e prodhimit të energjisë në mes të krizave që kanë përfshirë botën.

Ministri i prodhimit të Argjentinës i ka bërë thirrje Grupit të 20 vendeve për të mbrojtur punët e energjisë dhe kapacitetin në mes të një krize “të pashembullt” ndërsa për shkak të pandemisë, kërkesa për konsum të energjisë ka rënë drastikisht.

Matias Kulfas, i cili u bashkua me një thirrje të G20 për të diskutuar krizën, tha se vendet duhet t’i përgjigjen krizës me “solidaritet”, jo vetëm duke menduar për “logjikën e tregjeve”.

“Sektori i energjisë përballet me sfidat e një uljeje të paparë të përkohshme të kërkesës botërore, e cila ka shkaktuar një çmim në rënie që rrezikon investimet dhe vendet e punës,” tha Kulfas në deklaratë.

Argjentina ka 1,894 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 79 vdekjeve të lidhura me pandeminë deri më tani, sipas të dhënave zyrtare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *