Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbyllet mitingu i PD-së/ Ngjiten në skenë bashkëshortja dhe dy vajzat e Bashës, kryedemokrati përshëndet qindra qytetarët në shesh

Është mbyllur mitingu i çeljes së fushatës së Partisë Demokratike, ku mbajtën fjalim me radhë disa përfaqësues të lartë të kësaj force politike.

Në fund të fjalës së Bashës u ngjitën në skenë bashkëshortja Aurela Basha dhe dy vajzat e tij, ndërkohë që kryedemokrati nuk la mangët as përplasjet e duarve me qindra qytetarë të pranishëm.

Siç mund të shihni dhe në pamjet e mëposhtme, Basha shfaqet i buzëqeshur, teksa takon qytetarët, dhe më pas mbështetësit janë shpërndarë, së bashku me makinat e tyre.

Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë një thirrje të fortë popullit shqiptar duke i kërkuar që të mos ikë më, por të qëndrojë në vendin e tij dhe të luftojë së bashku me të për t’i rikthyer dinjitetin vendit.

Thirrja e Bashës iu drejtua të gjithë shqiptarëve pa dallim, të cilët përballen më të këqijat e pushtetit aktual dhe të cilëve iu kërkon që të mos dorëzohen, por të luftojnë së bashku me kreun e opozitës, sepse situata do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, sipas Bashës.

Mos ik, qëndro, lufto me mua, lufto me ne. Thirrja është për ty nënë, mos e lër shpirtin tënd të mbushet me dhembje, thirrja ime është për ty fermer që punon ccdo ditë e gropos prodhimet e tua, thirrja ime është për ju nmijëra familje që ju ka zhytur në borxhe”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.