Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


RajoniTe FunditTe Gjitha

Mbyllet me një deklaratë të përbashkët Samiti i Sarajevës

Kryeministri Rama mori pjesë sot në punimet e Samitit të Sarajevës, i cili është pjesë e nismës evropiane për Ballkanin Perëndimor, dhe ka si qëllim kryesor të koordinojë përpjekjet e vendeve të Rajonit drejt integrimit evropian.

Në Samit u diskutua mbi proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për progresin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme, në ekonomi, transport, energji, infrastrukturë.

Në përfundim të Samitit, në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit dakordësuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e një tregu të përbashkët, që përfshin qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, lëvizjen e lirë të forcës së kualifikuar të punës dhe një hapësirë dinamike investimesh.

Gjithashtu në Samit u ra dakord për nxitjen në mënyrë aktive të biznesit dhe promovimin e investimeve në nivelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

Pjesëmarrësit propozuan që përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse së bashku me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian, të fillojnë punën për të përgatitur një propozim për një qasje të përbashkët për një bashkëpunim të mëtejshëm Ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet nismave të ndryshme dhe t’i prezantojnë ato në Samitin e Triestes.​

Samiti mblodhi së bashku kryeministrat e vendeve Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin në BE, përkatësisht kryeministrat e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi  Serbisë dhe Shqipërisë. 

(M.D/ Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close