Situata e Covidit në Berat vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje të konsiderueshme javët e fundit.
Mbyllet kopshti “Çlirim” në Berat. 5 edukatore janë futut në karantinë pasi kanë shenja të dukshme të Covid-19.
2 prej tyre janë konfirmuar “pozitive” nga tamponi, 3 të tjerat janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve që u janë bërë dje.
Tamponimit do ti nënshtrohet i gjithë stafi i kopshtit, përfshi 6 edukatoret e tjera, sanitaret dhe guzhinieret.