Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbyllet Komisioni Hetimor pas 13 muajsh hetime, Balla: Ndjekje penale për Shkëlzen Berishën

Pas 13 muajsh hetime është mbyllur Komisioni Hetimor i ngritur për privatizimin e OSSH-së dhe marrëveshjen për shitjen e aksioneve. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje, ndërsa anëtarët përfaqësues të mazhorancës votuan raportin e propozuar një javë më parë.

Në përfundim të hetimeve, Taulant Balla rekomandoi ndjekje penale për Shkëlzen Berishën, për akuzën e “mosdhënies së dëshmisë”. Sipas raportit të prezantuar nga kryetari Balla, përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit të 450 mln eurove bie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave Ruli e Bozdo.

Sipas Taulant Ballës, djali i ish-kryeministrit rrezikon deri në 3 vite burg. Kërkesë për kallëzim penal është bërë edhe ndaj Ndue Kalaj, i cili nuk është paraqitur në Komision.

Gjatë gjithë mbledhjeve të Komisionit Hetimor, Shkëlzen Berisha u paraqit tri herë para komisionit, por refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *