Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBlogFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbylleni gojën, jemi në luftë!

Nga Luan Rama:

Një shprehje idiote, edhe pse jo të gjithë ata që e thonë, janë idiotë.
Thjesht më kujton vitet 1995, 1996, dhe sidomos vitin 1997 të Shqipërisë në kolaps, pa shtet dhe në gjendje të jashtëzakonshme, kur horrat e pushtetit dhe minjtë e gjirizeve të tij na thonin ne gazetarëve: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Sepse sipas tyre, ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit, ishte e paligjshme që t’i denoncoje ato, se “ishim në luftë”!

Të njejtët, natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, thonë të njejtën gje: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Për këta hibridë të sajuar prej mutacionesh perversiteti pushteti e të klonuar në laboratorët e propagandës tipike gebëlsiane, jo vetëm nuk ka rëndësi se çfarë bën dhe si e bën qeveria punën e vet, por edhe duhet heshtur!

Duhet heshtur edhe kur qeveria nuk zbaton ligjin, edhe kur kryeministri vepron në kokën e vet e pa asnjë tagër kushtetues, duhet heshtur për konçensionet e grabitjes dhe për mosveprimin kriminal në kohën e duhur për shpalljen e emergjencës civile, por duhet heshtur edhe kur të burgosurit nxirren nga burgu sipas shijeve të qeverisë e në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, duhet heshtur edhe kur shteti nuk është atëherë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për të.

Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë askujt të shkelë ligjin!
Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *