13:12 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllen sot transmetimet në televizionet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

09:08 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllen sot transmetimet në televizionet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

AMA gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpërmjet mediumeve të ndryshme informative.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike.

Etiketa: amatelevizionet analoge
Pas

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, kush është biznesmeni nga Lushnja (Atentati me eksploziv)

Para

Getinjo deklaron largimin nga muzika: ‘Faleminderit për përkrahjen deri më sot’

Para
Getinjo deklaron largimin nga muzika: ‘Faleminderit për përkrahjen deri më sot’

Getinjo deklaron largimin nga muzika: 'Faleminderit për përkrahjen deri më sot'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Autori i ngjarjes është shqiptar, plagosi një 30-vjeçar në Vienë

Pas akuzave për sulm seksual dhe tradhëti, gruaja e Dani Alves i kërkon divorcin

“Shkrirja” e gjykatave të Apelit në një, kreu i avokatisë Vlorë tregon problematikat: Duhen vite për një çështje, qytetarët do bëjnë vetëgjyqësi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë(EMRAT)

Për gjumë të rehatshëm mos pini kafe pas kësaj ore

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

E rëndë në Tiranë! 29-vjeçarja ndërron jetë 4 ditë pas lindjes te “Koço Gliozheni, ja çfarë dyshohet

Incident në burgun e Drenovës, i dënuari për vrasje godet efektivin e policisë (EMRAT)

Ja sa do të jetë vlera e koeficentit të pagave për vitin 2023, Shqipëria e parafundit në listë

Demokratët me dy lista për anëtarët e KZAZ-ve, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD! Po verifikojmë dokumentacionin, vendimmarrja në përputhje me ligjin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.