AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mbyllen kërkimet në Turqi, gjenden të gjithë trupat. Shkon në 41 numri i viktimave nga tërmeti

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi të hënën i kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy trupat e fundit, duke e çuar në 41 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos humbjes së jetëve, nga tërmeti prej 6.8 shkallësh, i cili ndodhi të premten në mbrëmje në lindje të Turqisë, u lënduan edhe më shumë se 1600 persona. Ekipet e shpëtimit i nxorën të gjallë nga rrënojat së paku 45 persona.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, dhe kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Mehmet Gulluoglu, njoftuan se trupat e dy personave të zhdukur, përfshirë një burrë 75-vjeçar, u gjetën nën rrënoja dhe janë nxjerrë pa shenja jete.

Tërmeti i fuqishëm i shkatërroi 76 ndërtesa dhe i dëmtoi më shumë se një mijë të tjera, duke i detyruar personat e mbijetuar që të qëndrojnë në tenda, xhami, shkolla, salla të sporteve dhe konvikte, shkruan “Associated Press”, Autoritetet i paralajmëruan personat e prekur nga tërmeti që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara nga dridhja e tokës.

Ekipet e emergjencës i kanë përgatitur 9500 tenda për banorët e zhvendosur dhe shpërndanë ushqim të nxehtë për ta.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *