AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbyllen hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, prokuroria komunikon akuzën

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për dosjen “Toyota Yaris”. Prokuroria ka komunikuar akuzën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Edi Likës, Klevi Likës, Alban Mollaymerit.

Për të dyshuarin në arrati Elvis Vladi dhe Alfred Vladi po kryhen hetime, dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Për të njëjtën dosje po kryhen hetime dhe nga prokuroria belge e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Të arrestuarve i është komunikuar akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në Qershor 2018 u sekuestruan 3.4 milionë euro në dy automjetet “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika.

Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeninë për paratë e fshehura në dy automjetet. Ndërsa Agim Cekës i pushohet akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe i komunikohet akuza vetëm për armëbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit të banesës ju gjet një pushk./Faxweb.al

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *