Qytetarët në Lushnje janë konfliktuar me një efektiv policie në Lushnje i cili kërkon që në orën 13:30, furra e bukës të mbyllet, pavarësisht se ka qytetarë në rradhë.
Video është publikuar nga “JOQ”, ku shihet se si qytetarët janë dyndur pranë furrës së bukës dhe kërkojnë të blejnë e të furnizohen, duke qenë se nesër nuk do të ketë asgjë hapur.
“Është ora 13:20. Mbylle dyqanin dhe lëri të gjithë pa bukë. Lëri të ikin,“- thuhet në video.