Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbyll dritaret me grila të mos duket, denoncimi me foto: Kryetari i PS-së pi raki në lokal

Ndërkohë që masat ndaj mos përhapjes së koronavirusit kanë bërë që për pronarët e lokaleve që tentojnë të thyejnë ligjin ndëshkohen me gjoba të majme nga shteti, në Mat me sa duket ky rregull është bërë për t’u shkelur , madje nga drejtues të lartë të partisë në pushtet.

Bëhet fjalë për kryetarin e PS-së në Mat, Hasan Pashën, fotot e të cilit i ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në foto shihet që në shoqërinë e disa personave të tjerë, Pasha po konsumon alkool, teksa personi të cilit i referohet Berisha se i ka nisur fotot, shprehet se drejtuesi i PS-së, frekuenton kafenet me grrila ulur

“Lokalet nuk mbyllen per narkokryetaret, urdheri vlen vetem per qytetaret!

Lexoni mesazhin, shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr, me thuaj tr lutem si mund ti respektojn rregullat e qeverise dhe te kryeministrit qytetaret e thjeshte, kure vete kryetari i partise sosialiste Mat Hasan pasha frekuenton lokale me grrila te ulura”, shkruan Berisha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *