Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mbreti Armando!”, Erion Braçe nuk përmbahet ndaj Dukës: Ke marrë 2.2 miliardë lekë, ta shpif deri në neveri

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, vijon të reagojë ashpër kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës.

Braç shkruan se Duka me gënjeshtrat e tij ta shpif deri në neveri kur thotë se qeveria nuk i ka dhënë asnjë qindarkë për futbollin, por Braçe deklaron se qeveria ka dhënë 2.2 miliardë lekë.

“2.2 miliard leke te rinj per Elbasanin, Shkodren e tani Kukesin ka dhene qeveria (jane dhe disa qindra milione paguar nga ne per palo stadiumin e Korces, lene pa paguar). I kemi dhene ekonomi, jo stadiume. Tani dua te qesh; Dy te fundit prej tij:1. S’ka rendesi cilesia e futbollit, por e njerezve qe vijne ne stadium! 2. Une ndikoj, por nje ekip i mire te mund me gjithe arbiter! Qeshni tani! Pike e zeze c’futboll!”- shkruan ndër të tjera Braçe.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram, politikani i njohur shkroi:

MBRETI ARMANDO!

Muaji #Nentor, ekipet kombetare qe administrohen nga Presidenti i FSHF, paten kete bilanc sportiv:

Luajtur 11 NDESHJE;

rezultatet-9 HUMBJE, 2 BARAZIME, 0 FITORE, 6 GOLA TE SHENUAR DHE 30 GOLA TE PESUAR!

Mbreti Armando eshte spektakolar, per te s’ka rendesi humbja por, golat lart, pra spektakli! Ky eshte katalogu i frikshem me numra i spektaklit me gola lart!

Sinqerisht, pas 7 ditesh shfaqje televizive-nisi ne 15, e fundit ka qene dje, ku mburret per vete e me sulmon mua, pret qe “ta shaj nga robt”, jo sic tifozet shajne ate por sic ai shan tifozet!

Nuk e bej! Kam pafund respekt per njerezit e tij, nderkohe qe ky thjesht me ben te qesh! Shihini rezultatet e ekipeve kombetare ne vetem 17 dite!

A MUND TE MBURRET NEPER TV NJE PRESIDENT I TILLE?! Po!

Sa here qe ka bythelepires perpara, te cilet, kurre nuk flasin me te per futbollin, cilesine e rezultatet e tij, por flasin per parate! Dhe ai tregetar eshte, per para e me para ju pergjigjet, madje i poshterron! Po futbolli ku eshte?

Mbreti Armando s’flet dot per futbollin e tij, s’ka rezultate. Kjo eshte arsyeja qe del te thote se stadiumin Qemal Stafa e beri ai, te mbledhe merita prej tij,madje e ben aq shemtuar sa nuk i njeh asnje te tille kompanise investitore e ndertuese, punetoreve ne veper, arkitektit e grupit te inxhiniereve rreth tij, qeverise qe ishte ne thelb te projektit, FSHZH per projektin para e rreth stadiumit, bashkise Tirane per parkingun nen te etj.

Imagjinoni, eshte tamam ky qe kur nisi projekti, u sulmua e u baltos per tja treguar te paditurve qe nuk ishte nje projekt zhvillimi por grabitjeje, u fsheh, u zhduk, su pa kund, nuk foli asnjehere.

Ta shpif deri ne neveri, genjeshtra e tij se qeveria-jo une, qeveria, nuk ka dhene nje qindarke per futbollin!

2.2 miliard leke te rinj per Elbasanin, Shkodren e tani Kukesin ka dhene qeveria (jane dhe disa qindra milione paguar nga ne per palo stadiumin e Korces, lene pa paguar). I kemi dhene ekonomi, jo stadiume. Tani dua te qesh;

Dy te fundit prej tij:

  1. S’ka rendesi cilesia e futbollit, por e njerezve qe vijne ne stadium!
  2. Une ndikoj, por nje ekip i mire te mund me gjithe arbiter!

Qeshni tani! Pike e zeze c’futboll

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *