Ditën e sotme do të nisë sesioni i ri parlamentar për vitin 2020 ndërsa mësohet se në orën 10:00 do të mblidhet paraprakisht konferenca e kryetarëve.
Burime bëjnë me dije se në rendin e ditës së konferencës së kryetarëve janë 2 kërkesa të opozitës parlamentare pasi 9 deputetë të opozitës kanë depozituar në kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posacëm për mbikëqyrjen e shpërndarjes së çdo dëmshpërblimi të ish të dënuarëve politik të regjimit komunist
Gjithashtu gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raportoi se 7 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit të Posaçem për Ndërtimin, e firmosur po nga të njëjtët. Kjo kërkesë vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, për përgjegjshmërinë e harmonizimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
Ditën e sotme pritet edhe të diskutohet për emrin e ri të kryetarit të komisionit të ekonomisë pas dorëheqjes së Arben Ahmetajt pasi ka marrë dëtyrën e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, ndonëse deri më tani nuk është alkuar asnjë emër si pauses i këtij të fundit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)