Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Mblidhet KQZ, verifikon formularët për 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish

Është mbledhur në orën 14:00 të ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të bërë riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në total për 21 zyrtarë, ndër ta 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish.

Mes 21 zyrtarëve për të cilët pritet të bëhet riverifikimi, janë deputetët: Sali Berisha, Arben Ristani, Eduard Halimi, Florian Mima, Myqerem Tafaj, Spartak Braho, Vangjel Dule, që kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj.

Sa u përket 8 kryebashkiakëve, ata janë: Tërmet Peçi, Adriatik Zotkaj, Artur Bardhi, Edmond Themelko, Adel Lala, Zef Hila, Ndrec Dedaj, Rajmonda Balilaj. Për Tërmet Peçin dhe Adriatik Zotkaj, është kërkuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndërprerja e mandateve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close